Në një rekomandim të fundit, autoritetet amerikane dhe gjermane paralajmërojnë qytetarët të mos konsumojnë ujë nga çezmat në Shqipëri.
Sipas ADAC-it në Gjermani dhe Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, uji i çezmave në vendet si Shqipëria, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut përmban patogjenë dhe rrezikon shëndetin.
Shqipëria ka investuar në infrastrukturën e ujësjellësit, por vështirësitë në furnizim shkaktojnë nevojën e banorëve për të blerë ujë nëpër markete. Ky është një problem që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ka rikonfirmuar duke treguar se ai vetë blen ujin e pijshëm në dyqan.