Qyteti i Barcelonës po hulumton mundësinë për të ndaluar dhënien me qira të apartamenteve për turistët në një përpjekje për të lehtësuar krizën e strehimit për banorët vendas.
Autoritetet planifikojnë që 10 mijë apartamente në zonat kryesore turistike të qytetit të shndërrohen në shtëpi të qëndrueshme për banorët, të cilët po përballen me shtrirjen e çmimeve të larta për strehim.
Barcelona, e cila vizitohet nga rreth 26 milionë turistë çdo vit, po i përgjigjet këtij problemi me ndërmarrjen e masave për të mbrojtur nevojat e komunitetit vendas ndaj impaktit të turizmit masiv.