-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati presidencial/ Harris dhe Trump nuk arrijnë dakortësinë për orën dhe vendin

Kryesoret

Kandidatët presidencialë të SHBA-së, Donald Trump dhe Kamala Harris ende nuk kanë rënë dakord lidhur me zhvillimin e debati të tyre të parë.

Kjo pasi secili prej tyre sugjeron një media dhe datë të ndryshme nga tjetri.

Të premten në mbrëmje Trump tha në rrjetin e tij social Truth Social se kishte pranuar propozimin e Fox News për një debat më 4 shtator, i cili pritet të zhvillohet në Pensilvani, një shtet që pritet të jetë përcaktues për rezultatin e zgjedhjeve.

“Nëse për ndonjë arsye Kamala nuk dëshiron ose nuk është në gjendje të debatojë në atë datë, unë kam rënë dakord me Fox për të bërë debat mbrëmjen e 4 shtatorit,” shkroi ai.

“Donald Trump po vrapon i frikësuar dhe po përpiqet të tërhiqet nga debati për të cilin tashmë ka rënë dakord dhe po vrapon drejt e në Fox News për ta shpëtuar. Ai duhet të ndalojë së luajturi lojëra dhe të shfaqet në debatin për të cilin është angazhuar tashmë më 10 shtator,” tha Michael Tyler, drejtor i komunikimit i fushatës Harris.

Ndërsa nënpresidentja kamala Harris në një postim në X tha se do të jetë atje më 10 shtator ashtu siç ka rënë dakord Trumpi.

“Unë do të jem atje në 10 shtator, ashtu siç ka rënë dakord Trump. Shpresoj ta shoh atje”,shkroi Harris.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit