Irani po bëhet gati për sulm. Në ditën e Tisha B’Av, Irani planifikon të nisë një sulm kundër Izraelit, sipas informacioneve nga shërbimet e inteligjencës perëndimore, sipas mediave izraelite.
Raportet tregojnë se sulmi i Iranit ndaj Izraelit, si hakmarrje për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniya në tokën iraniane, do të fillojë më 12 gusht dhe përfundon të nesërmen, më 13/8.
Tisha B’Av shënon fundin e tre javëve të shkatërrimit të Tempullit të Solomonit nga Perandoria Neo-Babilonase dhe Tempullit të dytë nga Perandoria Romake në Jerusalem.
Konsiderohet si dita më e trishtuar në kalendarin hebre dhe besohet të jetë një ditë e destinuar për tragjedi. Sulmi i Iranit thuhet se do të koordinohet me Hezbollahun, një grup terrorist i mbështetur nga Irani.