Këtë fundjavë në Shqipëri pritet mot i kthjellët, por do të ketë edhe vranësira të herëpashershme.
Sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik Kombëtar, ditën e shtunë pritet të ketë reshje të dobëta shiu në veri dhe lindje të vendit.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-verilindje me shpejtësi 3-6m/s, ndërsa në bregdet pritet të jetë më e fortë, me shpejtësi 7-14m/s dhe dallgëzim të forcës 2-4ballë.