-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër zgjedhjet në Himarë, OMONIA: Po ushtrohet presion

Kryesoret

Bashkimi demokratik i minoritetit grek Omonia me anë të një deklarate thotë që çdo ditë po mbërrijnë denoncime për tentativa ndikimi të procesit zgjedhor ditën e nesërme në bashkinë e Himarës.

“Ish kryetari i komunës Horë Vranisht, i shoqëruar nga deputeti i PS me origjinë nga zona në fjalë dhe zyrtarë të lartë institucionesh qeveritare dhe shtetërore, ushtrojnë presion, intimidojnë dhe perpiqen të joshin zgjedhës, veprime për të cilat ekzistojnë fakte dhe prova që do të vihen në dispozicion të drejtësisë”, thotë OMONIA.

Më tej ata kërkojnë nga të gjitha strukturat dhe subjektet përkatëse që të angazhohen për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjithashtu OMONIA paralajmëron që të mos ketë asnjë përpjekje për tjetërsimin e procesit dhe rezultatin zgjedhor, duke nisur që nga përdorimi i kartave të falsifikuara të identitetit apo edhe fotografimit të votës pasi nuk do të tolerohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit