-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherri me Noizyn, Medi Iseni: Më dha 30 mijë euro për ta vënë në kurth Cllevion

Kryesoret

Medi Iseni ka zbuluar detaje të reja në lidhje me sherrin e rëndë, ku u dhunua nga këngëtari Noizy, Rigles Rajku, dhe anëtarë të tjerë të grupit të tij.

Duke folur për mediat në Kosovë, ai akuzon reperin Stresi, Arkimed Lushaj, se është personi që e ka futur në kurth, duke e dërguar qëllimisht në klubin në Pejë, ndërsa thotë se në prapaskenë e kanë rrahur brutalisht. Sipas tij, Noizy u shfaq në prapaskenë pasi ai ishte dhunuar nga personat e tjerë, dhe se nuk është mjaftuar me aq, por e ka goditur me grushte në fytyrë.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe personazhin e njohur Cllevio, Kleviol Ahmetaj, për të cilin zbulon se Noizy i ka dhënë 30 mijë euro për t’a vënë në kurth.

“Noizy më ka goditur në fund personalisht, pasi më është çarë fytyra nga boksa hekuri dhe shufra, pasi kam qenë në atë gjendje që më s’kam mundur më as krahët t’i mbaj lart, ka ardhur Noizy dhe më ka goditur edhe rreth 3-4 grushte fytyrës”.

Nuk kam pas kurrë një problem me Noizyn. Këtu ka qenë puna e një repisti tjetër që quhet Clevio Ahmetaj. Kur ka qenë në Zvicër ai, më kanë shkruar pjesëtarë të grupit OTR duke më thënë ‘a ka mundësi të na e shesësh Clecion’, pra t’ia vendosë atë në pritë. Më kanë dhënë mbi 30 mijë euro që t’ia jap Clevion në pritë, por unë nuk jam spiun”, ka deklaruar Medi Iseni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit