Mbrëmjen e sotme një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri” në kodrat e qytetit bregdetar dhe dyshohet se shkaku i zjarrit kanë qenë shkëndija elektrike.
Banesa është shkrumbur nga flakët edhe pse zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje.