-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët në kontradiktë, të pasur por edhe borxhlinj

Kryesoret

Sipas CENS-it të vitit 2023, shqiptarët raportojnë të ardhura për frymë prej 1.1 milionë lekësh, tregues i një rritjeje krahasuar me vitet e mëparshme. Megjithatë, ky rritje shoqërohet me një rritje të ndjeshme të borxheve personale, të cilat tani shkojnë deri në 1 trilionë e 356 miliardë lekë. Kjo situatë bën që secili qytetar të ketë një borxh mesatar prej 615 mijë lekësh.

Ekspertët vlerësojnë se edhe pse borxhi nominal është rritur, shqetësojnë për impaktin e rritjes së interesave dhe ekspozimit të borxhit ndaj valutave të huaja. Kjo e bën borxhin të rrezikshëm dhe më të shtrenjtë për t’u menaxhuar.

“Aq sa janë rritur të ardhurat po aq janë rritur edhe ato që duhet të paguajnë taksapaguesit në vit, dhe nëse llogarisim edhe kontratat koncesionare, rritet  barra”, shprehet eksperti Eduart Gjokutaj.

Në këtë kontekst, ndryshimet në popullsi dhe rritja e barrës fiskale janë shqetësuese për ekspertët, të cilët sugjerojnë nevojën për strategji të qëndrueshme të menaxhimit të financave personale dhe të shtetit në përgjithësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit