Një natë e trazirash dhe protestash në Sunderland, Mbretëria e Bashkuar, ka përfunduar me tre oficerë policie të plagosur dhe tetë persona të arrestuar për akte të dhunshme dhe vjedhje.
Policia e Northumbria njoftoi se gjatë incidentit, një ndërtesë u djeg dhe një makinë u përmbys dhe u dogj gjatë përballjes me një turmë protestuesish. Protestuesit, disa prej tyre të maskuar dhe disa me flamurin e Anglisë, goditën oficerët me kanaçe birre dhe gurë në qendër të qytetit dhe shkatërruan xhamat në rrugën e Shën Markut.
Autoritetet fillimisht raportuan se një ndërtesë policie ishte djegur, por më pas kuptua se ishte ndërtesa ngjitur. Zjarrfikësit u thirrën për të shuar flakën në makinën e përmbysur. Këto protesta vinin pas sulmit me thikë në Southport, që nxitën debat dhe reagime nëpër mediat sociale lidhur me prejardhjen dhe fenë e të dyshuarit 17-vjeçar.