Në Borsh, gjatë ditës së sotme, është gjetur i mbytur në det një 42-vjeçar, i identifikuar si D. E., banues në këtë zonë. Ngjarja është raportuar nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë të Vlorës.
I ndjeri vuante nga probleme shëndetësore mendore dhe kishte disa orë që ishte larguar nga banesa, duke shkaktuar shqetësim te familjarët e tij. Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse mbytja ka qenë aksidentale.