-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Himarë/Voton Gjikuria i bindur: Unë do të jem kryetari i ardhshëm

Kryesoret

Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, ka votuar sot rreth orës 11:00 në zgjedhjet për kryebashkiak.

Ai komentoi problemet me votuesit që kanë dokumente të skaduara, duke thënë se këto nuk do të ndikojnë në rezultatin final.

Gjikuria u shpreh se në zgjedhjet e mëparshme këta votues ishin lejuar të votojnë, ndërsa tani kjo mundësi nuk është ofruar. Ai beson se do të dalë fitues dhe i ftoi himariotët të mbështesin alternativën e tij.

“Kjo është një ditë feste, le ta festojmë të gjithë bashkë. Është dita e demokracisë, të gjithë bashkëfshatarët e mi të shkojnë ë kutitë e votimit dhe të fitojë më i miri. Se çfarë do të bëhet ditën e nesërme do ta dimë të hënë. Mos të fillojmë me pyetje të tilla sikur kemi ngrënë limona që me mëngjes, unë do të jem kryetari i ardhshëm i bashkisë Himarë. Vitin e kaluar njerëzit u lejuan të votojnë me karta të skaduara kurse këtë herë nuk u lanë të votoni, Ky është problem”, u shpreh Gjikuria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit