Zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Himarë po zhvillohen pa probleme, sipas Ilirjan Celibashit, kreut të KQZ-së. Gjatë dy orëve të para, nuk është raportuar asnjë incident, dhe procesi teknik po ecën siç është planifikuar.
Celibashi theksoi se të gjitha 36 qendrat e votimit janë hapur sipas procedurave dhe se identifikimi i zgjedhësve po bëhet me pajisjet elektronike. Procesi i votimit do të përfundojë në orën 19:00.
Pas humbjes së mandatit nga Fredi Beleri, në garë janë biznesmeni Petro Gjikuria nga opozita dhe ish-prefekti Vangjel Tavo nga mazhoranca.