Një grup të rinjsh janë goditur dhe arrestuar nga policia e Greqisë, pasi akuzohen si pjesë e rrjetit të mafias shqiptare të drejtuar nga burgu.
Oficerët nga ekipi i DIAS njoftuan sot (18 prill) se arrestuan dy persona në zonën e Agios Panteleimonas.
Bëhet fjalë për një shqiptar 22-vjeçar dhe një tjetër 19-vjeçar, të cilët sipas informacioneve po vepronin sipas urdhrave të shefit të mafias shqiptare, i cili ishte i përfshirë në vrasjen e avokatit Michalis Zafeiropoulos në tetor 2017 dhe ndodhet në burgun e Malandrino.
Të rinjtë u konsideruan të dyshimtë gjatë një patrullimi dhe u kontrolluan nga policia. Atyre iu gjetën në posedim 61 pako najloni me kanabis, me një peshë totale prej 89 gramë, gati për trafikim, si dhe 520 euro.
Një kontroll në shtëpinë e 22-vjeçarit, i ndjekur nga oficerë policie nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Athinë, ku u gjetën edhe 92 gramë kanabis, dy peshore elektronike precize dhe një numër pakosh najloni. Një grusht hekuri dhe një thikë palosëse u gjetën gjithashtu në të njëjtën zonë, të cilat u konfiskuan.
Vihet re se kreu i burgosur i mafies shqiptare është i përfshirë edhe në një rast zhvatjeje ndaj një menaxheri kompanie në një zonë të Selanikut, për të cilën u kryen katër arrestime nga Policia më 17 prill.









