Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, ka votuar në qendrën e votimit në Palas dhe ka ftuar qytetarët të votojnë projektin dhe alternativën më të mirë për Himarën.
Tavo është përshëndetur në greqisht dhe shqip me banorët e zonës përpara se të regjistronte votën e tij. Kur u pyet për problematikën e votuesve me karta identiteti të skaduara, ai theksoi se kjo është një çështje që nuk ndodhet në kompetencën e tij dhe se mbi ligjin nuk mund të kalojë askush.