Njësia FAST në Kosovë në bashkëpunimin me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) kanë arrestuar në lagjen “Emshir” të Prishtinës Arben Lamçjën.
I arrestuari është shtetas i Shqipërisë është i kërkuar për vrasje me pagesë, Arben Lamçja. Bashkë me të, është arrestuar edhe një person tjetër.
Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” ku janë zbardhur 6 vrasje të ndodhura vitet e fundit në Shqipëri.








