Po zhvillohen zgjedhjet në bashkinë e Himarës. KQZ njofton se deri në orën 17:00 kanë votuar 7433 qytetarë.
Deri në orën 19:00 pritet që të ketë edhe një tjetër valë për të rritur akoma më shumë pjesëmarrjen. Në garë janë Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
Opozita ka akuzuar se me skenar të qeverisë iu hoq e drejta e votimit 6 mijë qytetarëve që u kanë skaduar kartat e identitetit.