Një 17-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një 32-vjeçar gjatë një konflikti në një lokal në lagjen “Pavarësia”. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Autoritetet zyrtare bënë të ditur se adoleshenti, me inicialet P.K., ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Personi i plagosur, A.Gj., është në kujdesin mjekësor në spitalin e Traumës për trajtimin e plagëve të marrë nga goditja me thikë.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe procedurat ligjore janë në vazhdim.