-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetari: Qëlloi të riun me shpullë, por Altin Qato rikthehet në detyrë

Kryesoret

Dy ditë ka zgjatur pezullimi i Altin Qatos, drejtori i Policisë Rrugore që qëlloi me shpullë një të ri në autostradën Thumanë-Kashar gjatë protestës së banorëve.

Urdhri i Muhamet Rrumbullakut, ishte vetëm për fundjavën, pasi gazetari Klodian Tomorri shkruan se sot Qato është rikthyer në detyrë.

‘Shikoni se sot në mëngjes kanë dhënë urdhrin që Altin Qato të rikthehet në punë dhe është kthyer sakaq. Është ai shefi i rrugores që ja kërciste miletit me shpullë surratit.

Në fakt nuk ka ndonjë çudi të madhe këtu. Sa më shume thellohet diferenca e votave aq më fort kërcet shpulla.

Megjithatë duhet bërë shyqyr. Deri tek shpulla është mirë kjo punë. Keq është kur të fillojnë të shtrijnë llozin.

Dilni protestoni prapë tani se, herën tjetër do hani grushte surratit’, shkruan Klodian Tomorri në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit