Vangjel Tavo është kryetari i ri bashkisë së Himarës. Socialisti grek arrit që të mposhte Petro Gjikurinë, aventura e të cilit në Shqipëri zgjat vetëm pak ditë, pasi tashmë do të rikthehet në Amerikë.
Por si erdhi fitoja e PS-së?
Kandidati i PS, Vangjel Tavo Tavo ka marrë 5022 vota përballë rivalit të tij, Petro Gjikuria, i cili ka marrë 3545 vota. Në fitoren e Tavos ka një dorë të madhe reforma e vitit 2015, që i bashkoi Himarës Vranishtin dhe Lukovën.
Partia Socialiste dhe aleatja e saj në atë kohë, Lëvizja Socialiste për Integrim, vendosi në vitin 2015 që Bashkisë Himarë t’i bashkojë komunën Lukovë, e cila tradicionalisht ka qenë pjesë e Rrethit Sarandë, si dhe komunën Horë-Vranisht, e cila tradicionalisht ka qenë pjesë e Vlorës.
Mbi një mijë vota në Horë-Vranisht. Tavo fitoi thellë në Lumin e Vlorës; Tërbaç, Vranisht, Bolenë e Kuç. Vangjel Tavo në fshatin Tërbaç mori 330 vota, vetëm 7 vota kishte për Gjikurinë.