-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: S’pres mbështetje nga ata që lobojnë për Kosovën! Italiani: Ejani në debat mos u fshihni!

Kryesoret

Anëtari i Parlamentit të Bashkimit Evropian dhe politikani nga grupi Reneë Europe, Sandro Gozi, ka reaguar pas deklaratave publike të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili e përshkroi atë si një lobist për pavarësinë e Kosovës që as nuk e di se çfarë kombësie është.

“Nuk mund të kemi mbështetje nga ata që lobojnë për një Kosovë të pavarur, nga ata që e shpallin Serbinë gjenocidale, dhe midis tyre është Sandro Gozi, ky pleh që as nuk e di se çfarë kombësie është”, tha Vuçiç.

Përgjigjia e eurodeputetit italian ishte e shpejtë, i cili i kujtoi presidentit serb se e ka ftuar në një debat publik, të cilin në fillim e ka pranuar, por më pas ka refuzuar duke u fshehur, sipas tij, pas makinës propagandistike të tij.

“Javën e kaluar ju ftova në një debat publik në televizion. Kudo që të doni, në Bruksel apo Beograd. Në fillim pranuat, dhe pastaj u zhdukët duke u fshehur pas makinës suaj të propagandës”, tha Gozi.

Ai foli edhe për çështjen e kombësisë.

“Çdo qytetar evropian ka të drejtë të zgjidhet në vendin ku jeton dhe banon. Ky është një parim themelor demokratik i BE-së. Duhet ta dini këtë, veçanërisht nëse pretendoni se e doni Serbinë në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Në fund, ai i tha se fyerja e tij ishte shenjë dobësie.

“Pse po i fyen të tjerët? Besnikët tuaj po shkojnë gjithashtu në drejtimin e gabuar. Kjo nuk është një forcë demokratike. Kjo është frikë nga mbikëqyrja. Kur një kryetar shteti shpif të tjerët për të mbuluar përgjegjësitë e tij politike, kjo do të thotë se ai është në telashe të vërteta. Vetëm udhëheqësit e frikësuar fyejnë”, përfundoi Gozi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit