-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Michelle uron Barack Obamën në mënyrën e pazakontë

Kryesoret

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka festuar ditëlindjen e tij të 63-të të dielën me bashkëshorten e tij Michelle e cila i ka uruar atij ditëlindjen në publik me një postim në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime, Barack Obama. Le të vazhdojmë të përballemi me stuhitë e jetës dhe të lëvizim malet së bashku”, ka shkruar ish-Zonja e Parë e SHBA-së në postimin e saj.

Për ta plotësuar mesazhin e saj ajo shtoi një foto të saj dhe ish-presidentit të SHBA duke shtyrë një gur gjigant.

Barack dhe Michelle Obama u takuan në një zyrë avokatore në Çikago përpara se të martoheshin në tetor 1992.

Vetë ajo, në një intervistë në dhjetor 2022, kishte treguar se në dekadën e parë të martesës së tyre, nuk e duronte dot Barack Obamën, sepse mendonte se mbante mbi supe barrat e jetës bashkëshortore në mënyrë të pabarabartë.

Megjithatë, në të njëjtën intervistë ajo tha se “martesa nuk është kurrë 50-50. Ndonjëherë është 70-30″.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit