-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfundon kontrolli i policisë së Kosovës, mbyllen nëntë objekte të Postës së Serbisë

Kryesoret

Policia e Kosovës kontrolloi disa objekte të Postës së Serbisë.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut Veton Elshani ka thënë se ka përfunduar operacioni për nëntë objekte të Postës së Serbisë.

“Pas konsultimit me prokurorin nëntë nga to janë mbyllur. Zhvillimi biznesor ekonomik duhet të jetë i regjistruar, dhe të ketë licencë, fjala është për posta të cilat kanë funksionuar në mënyrë ilegale deri më tani. Nuk kemi pasur persona të arrestuar, në fakt në Leshak gjatë mbylljes së një lokali, dy persona të dehur kanë ardhur afër policisë, janë shoqëruar në stacion të policisë”, shtoi Elshani.

Ai tha se nisja e operacionit erdhi pas informacionit dhe kërkesës që kanë pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ku aty u njoftuan për zhvillimin e disa aktiviteteve ekonomike të disa bizneseve të palicensuara dhe të paregjistruara në veriun e vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit