Orges Shehi nuk është trajneri i Partizanit.
Me anë të një komunikimi Partizani lajmëroi se është mbyllur marrëveshja me trajnerin Orges Shehi.
Mirëpo edhe trajneri ka reaguar duke thënë se ky ishte një vendim i përbashkët.
“Po, isha në takim me presidentin dhe vendosëm ta mbyllnim bashkëpunimin. I uroj gjithë të mirat personalisht Gaz Demit dhe suksese Partizanit në të ardhmen”, ishin fjalët e Shehit pas këtij vendimi./ Panoramasport