Diplomatja Nancy VanHorn është e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë. Ditën e sotme Nancy VanHorn zhvilloi një takim me presidentin Begaj. Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes disa postimeve në faqen zyrtare ka treguar më shumë për karrierën e VanHorn.
“Bashkohuni me ne për të mirëpritur të Ngarkuarën tonë të re me Punë, Nancy VanHorn, në Shqipëri! Znj. VanHorn është një diplomate karriere e cila iu bashkua Shërbimit të Jashtëm në 2007 dhe së fundi përfundoi detyrën e saj si Zëdhënëse e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, duke koordinuar mesazhet për më shumë se 40 ambasada në Europë. Na ndiqni për të mësuar më shumë rreth rrugëtimit dhe punës së saj. Mirë se vjen në Shqipëri!
E ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Presidentin Bajram Begaj. Znj. VanHorn dhe Presidenti Begaj diskutuan për miqësinë e qëndrueshme midis kombeve tona dhe përkushtimin tonë të përbashkët për vlerat e ndërsjella drejt një të ardhmeje më të sigurt, demokratike dhe më të begatë” shkruan ambasada.