Koloneli i Policisë së Kosovës, Lumni Graishta, është në rrezik të arrestohet me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Graishta, një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është futur në listën e kërkuarve të Interpolit nga Serbia.
Serbia ka paraqitur një listë në Interpol të ish-ushtarëve të UÇK-së, duke përfshirë kolonelin Graishta dhe 38 pjesëtarë të tjerë të Brigadës 60 të UÇK-së, sipas raportimeve të Paparacit. Koloneli Graishta ka luftuar dhe është plagosur gjatë konfliktit të vitit 1998.
Në fund të korrikut, Blerim Ramadani, një ish-ushtar i UÇK-së, u arrestua në Maqedoninë e Veriut në bazë të një urdhri-arresti nga Serbia.