Vangjel Tavo, kandidati i PS, fiton zgjedhjet në Bashkinë e Himarës me një epërsi të qartë votash.
Deri më tani, nga 28 kutive të numëruara nga totali prej 36 në KZAZ-në 88 të Bashkisë së Himarës, Tavo ka fituar 3972 vota, krahasuar me 2257 vota të kandidatit Petro Gjikuria. Diferenca mes tyre është 1715 vota.
Në njësinë administrative Horë-Vranisht, Tavo fitoi me 1165 vota, që paraqet 89.20% të votave, ndërsa Gjikuria mori vetëm 141 vota, ose 10.80% të tyre.