Lideri i opozitës Sali Berisha në tubim poshtë banesës tha se Edi Rama e ka kthyer austostradën Thumanë-Kashar në një ndëshim për banorët e asaj zone.
“Edi Rama me Lubi Ballukun, në vend se të zbatojë projektin, ta shndërrojë autostradën në një mirësi për çdo banor të zonës, e ka shndërruar atë në një mallkim, në një ndëshkim për banorët që kanë qindra vite në atë zonë. Ky akt kriminal do ndëshkohet”, u shpreh Berisha.
Ai u bën thirrje krutanëve, fushëkrujasve dhe qytetarëve të Thumanës që të mos pranojnë ndëshkimin e pamerituar, kriminal dhe përjashtimin e tyre nga puna.