Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është përgjigjur ndaj kritikave të marrura për këngën e saj të fundit “Dumlla Dumlla”, të realizuar në bashkëpunim me artistin belg Dystinct. Fansat kishin shprehur kritika të shumta, duke përfshirë komente se Zeqiri dikur kritikonte kolegët e saj që këndonin tallava.
“Dikur shante kolegët tani vetë. Turp”, kishte shkruar një prej komentuesve.
Megjithatë, Dafina Zeqiri ka vendosur të përgjigjet për këto komente duke theksuar se ajo e këndon me zemër çdo zhanër muzike.
“Krejt zhanret e muzikës i punoj i këndoj prej zemrës. Një zhanër mund të kem për qejfi a vetëm të gënjej nëse tham që ku e dëgjoj ndonjë këngë komerciale në diskotekë nuk më lëvizin krahët. I dua të gjitha dhe do të krijoj me kënaqësi muzikë në çdo zhanër”, ka shkruar ajo.