Policia e Shkodrës ka realizuar një operacion të gjerë, ku janë asgjësuar 2944 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa. Operacioni “Territor i pastër” ka përfshirë kontrollime intensive në të gjithë qarkun e Shkodrës.
Në kuadër të operacionit, janë gjetur dhe asgjësuar:
- 988 bimë në njësitë administrative Shalë dhe Postribë nga Komisariati i Policisë Shkodër,
- 1809 bimë në njësitë administrative Temal dhe Hajmel nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës,
- 147 bimë në njësinë administrative Iballë nga Stacioni i Policisë Fushë Arrëz.
Policia vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës për kultivimin e këtyre bimëve.