Stresi është shpallur në kërkim nga Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë në Kosovë pasi rezulton se është i përfshirë në sherrin e ndodhur një lokal nate.
Ai akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’, pas rrahjes së personazhit të njohur në Tik Tok Medin Iseni.
Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët dhe i kërkon që të lajmërojnë në stacionin më të afërt policor.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]”, apelon policia.