Mëngjesin e sotëm një tragjedi ka ndodhur në fshatin Shalës të Konispolit.
Hysen Ismalaj 69 vjeç ka konfliktuar me bashkëshorten e tij dhe e ka qëlluar me sopatë.
Si pasojë 66-vjeçarja Shano Islamaj ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar djali i tyre 40-vjeçari Klementin Islamaj i cili në pjesën e shkallëve ka konfliktuar me babanë e tij dhe dyshohet se ka shtyrë nga shkallët duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas dëshmisë së 40-vjeçarit kjo ishte ngjarje aksidentale pasi nuk ka dashur që ta vrasë të atin.
Gjithashtu mësohet se 69-vjeçari ishte njeri problematik dhe se ka pasur konflikte edhe me banorë të tjerë të fshatit.
Konispol/Burri vret gruan me sopatë, djali përleshet dhe vret të atin
Detaje të reja të krimit në Konispol/ Mbesa njofton babain: Gjyshi ka vrarë gjyshen