Prokuroria e Posaçme ka kërkuar ekstradimin e Arben Lamçes nga Kosova, për të cilin rëndojnë akuza për përfshirje në aktivitetin kriminal të vëllezërve Çopja.
Lamçe, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”, akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje si pjesë e grupit kriminal.
SPAK ka dërguar dokumentacionin e nevojshëm në Ministrinë e Drejtësisë dhe ka identifikuar Lamçen me një identitet tjetër në Prishtinë.