-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FSHF prezanton Tedescon: Është privilegj dhe krenari të jesh këtu

Kryesoret

Trajneri i ri i Kombëtares U-17 Andrea Tedesco ka mbërritur në Shqipëri për të nisur menjëherë për eksperiencën e tij të në krye të kuqezinjve të vegjël.

Tedesco merr këtë detyrë në një moment të rëndësishëm me Kombëtaren U-17 që do të marrë pjesë për herë të parë në fazën finale të Kampionatit Europian U-17 të vitit 2025 që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n.

“Kur kam komunikuar me FSHF-në nuk kishte shumë për t’u thënë, pasi kemi rënë shpejt dakord, e më pas janë dashur disa javë për të përfunduar negociatat. Sigurisht, e kuptoj rëndësinë e madhe që ka të punosh me Kombëtaren U-17, sepse është një moment historik për komunitetin futbollistik, për të gjitha mundësitë që do të kemi, për ata që dalin në fushë, për të gjithë skuadrën, drejtuesit dhe vetë Federatën.

Është hera e parë që Kombëtarja U-17 merr pjesë në finalet e një Europiani, për më tepër që luan në shtëpi dhe para publikut të vet, dhe jam i bindur të gjithë tifozët, familjarët dhe lojtarët vetë kanë privilegjin për të luajtur ndeshjet e grupeve dhe do të jenë shumë të lumtur dhe do të japin gjithçka. Edhe ne si staf do të japim gjithçka”, theksoi tekniku italian.

Më pas Tedesco shtoi se për të është privilegj dhe krenari dhe do të bëjë gjithçka për ta përfaqësuar këtë komb me anë të futbollit, kur të vijë mundësia për të luajtur ndeshje dhe për t’iu afruar një kompeticioni europian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit