Në Durrës, një 45-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka plagosur rëndë me thikë pronarin e një servisi mjetesh, pas një sherri të motivuar nga arsye të dobëta.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 6, rruga “Kasëm Durrsi”. I plagosuri, Vangjel Parangoni, 60 vjeç, u dërgua në spital dhe aktualisht po i nënshtrohet një operacioni kirurgjik.
Autori i dyshuar, R. Ll., u kap rreth 300 metra nga vendngjarja dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Policia tha se dëshmitarët dëgjuan thirrjet për ndihmë dhe ndihmuan menjëherë të plagosurin.