-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyu babanë nga shkallët pasi i vrau me sopatë nënën, ja akuza që rëndon mbi 41-vjeçarin

Kryesoret

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Konispol ku 69-vjeçari ka konfliktuar me bashkëshorten e tij dhe e ka goditur me sopatë dhe si pasojë ajo humbi jetën.

Më pas djali i tyre pasi ka dëgjuar krimin ka konfliktuar me babanë e tij dhe dyshohet se e ka shtyrë nga shkallët e banesës dh si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari humbi jetën.

Në dëshminë e tij 41-vjeçari Klement Islamaj ka shprehur se nuk e ka pasur si qëllim që ta vrasë të atin por ai ishte penguar te shkallët dhe nga rrëzimi ka ndërruar jetë.

Ndërsa policia njofton se Klement Islamaj do të përballet me akuzën “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

“Në vijim të veprimeve procedurale të kryera për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Shals, Konispol, ku shtetasi H. I., 69 vjeç, në banesë, dyshohet se goditi me sëpatë, në kokë, për motive të dobëta, bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 67 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestoi në flagrancë djalin e tyre, shtetasin K. I., 41 vjeç, për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”. Shtetasi K. I. dyshohet se pasi ka parë nënën e tij të pajetë, është konfliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka shtyrë atë nga shkallët e banesës dhe si pasojë e dëmtimeve, 69-vjeçari ka humbur jetën”, njofton policia.

Shtyu babanë nga shkallët, zbardhet dëshmia e K. Islamaj

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit