Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se 8 vatra zjarri janë aktive në të gjithë territorin e vendit dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.
Gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka raportuar shuarjen e 7 vatrave të zjarrit ku morën pjesë edhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura.
Ndërkohë po vijon puna për shuarjen e zjarreve aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë.