Policia ka arrestuar tre persona për plagosjen e një 41-vjeçari në Tiranë.
Personat me inicialet B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, janë ndaluar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Ata dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, e kanë goditur me thikë F. B., i cili aktualisht ndodhet në spital.