Një përleshje e ashpër ka shpërthyer mes dy familjeve në Malishevë pas një mosmarrëveshjeje të mprehtë.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00. Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona, përfshirë një grua. Në vendngjarje u sekuestrua një revole Sar me 14 fishekë.
Shtatë nga të arrestuarit janë dërguar në paraburgim me vendim të prokurorit të rastit.