Një 34-vjeçar shqiptar, i cili po vuan dënimin në një burg në Francë, është zbuluar si i përfshirë në të paktën 62 raste shantazhi online.
F. D. keqpërdorte fotografi të vajzave nga profilet e tyre në rrjetet sociale për t’i publikuar në profile false, duke i shantazhuar për foto dhe video intime. Ai aktualisht është dënuar në Francë për “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal” dhe akuzohet gjithashtu për “Falsifikim kompjuterik” dhe “Përndjekje”.
Gjatë një kontrolli në burgun “Lyon Cobras”, u gjet dhe u sekuestrua aparati që përdorte për shantazh.