Kampionia olimpike e boksit Imane Khelif fitoi medaljen e artë. Ajo u vu në dyshim për identitetin e saj seksual vetëm sepse ajo është një grua afrikane, algjeriane.
Khelif tha se “Kam lindur grua. Kam jetuar si grua. Kam konkurruar si grua – nuk ka dyshim për këtë”.
Më pas ajo deklaroi se kishte qenë viktimë e “bullizmit” dhe se Shoqata Ndërkombëtare e Boksit “më urren dhe unë vërtet nuk e di pse”.
Pas fitoi medalje ajo u shpreh se “Jam shumë i lumtur. Për tetë vjet, kjo ka qenë ëndrra ime dhe tani jam kampione olimpike dhe fituese e medaljes së artë”, tha ajo pas ndeshjes. “Kam punuar tetë vjet, pa gjumë e lodhje. Tani jam kampione olimpike. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që kanë ardhur për të më mbështetur. Të gjithë njerëzit nga Algjeria dhe të gjithë njerëzit e ekipit tim”.