Historia e sportit shqiptar u shënua për herë të parë me një medalje Olimpike. Chermen Valiev, një mundës rus i natyralizuar si kuqezi, arriti të fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike për Shqipërinë.
Në finalen e vogël për peshën deri në 74 kilogramë, Valiev mundi rivalin e tij nga Taxhikistani, Viktor Rassadin, me rezultatin 6-2 në stilin e lirë.
Ky sukses është një arritje e jashtëzakonshme për sportin shqiptar, pasi për herë të parë në histori, vendi ka arritur të sigurojë një medalje Olimpike.
Ky moment historik ka ardhur pas dhjetë pjesëmarrjesh të Shqipërisë në Lojërat Olimpike, duke shënuar një sukses të madh për sportin dhe vendin.