-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rishfaqet sëmundja e antraksit në Gjirokastër, 3 të infektuar në Lazarat

Kryesoret

Në Gjirokastër është rishfaqur sëmundja e antraksit, e njohur ndryshe si plasje. Në spitalin rajonal të qytetit po mjekohen tre pacientë që janë infektuar në zonën e Lazaratit.

Sëmundja është identifikuar në një vatër të re në këtë zonë, ku janë gjetur të ngordhura 3 lopë dhe dy kuaj. Shërbimi Veterinar në Gjirokastër ka ndërmarrë masa të menjëhershme për të groposur kafshët e ngordhura dhe për të karantinuar bagëtitë e tjera.

Veterinari Krenar Veliu tha se është bërë groposja e kafshëve dhe karantinimi në Lazarat, dhe theksoi se infektimi ka ndodhur përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e infektuara.

Ai bëri thirrje për qytetarët që të konsumojnë vetëm mish me certifikatë shëndetësore veterinare për të shmangur rrezikun e infektimit. Po ashtu, nën kontroll mbahet edhe importi i gjësë së gjallë nga Greqia për shkak të murtajës që ka prekur bagëtitë në shtetin fqinj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit