Ditën e sotme në Durrës u arrestuan tre vëllezër të cilët u konfliktuan me njëri-tjetrin. Gjatë një konflikti mes vëllezërve, një prej tyre 53-vjeçari A.P., ka dëmtuar me thikë gomat e automjetit tip furgon.
Më pas ai është konfliktuar fizikisht me dy vëllezërit e tjerë 49-vjeçarin L.P dhe 43-vjeçari Y.P., duke përdorur sende të forta dhe thikë. Si pasojë ka mbetur i dëmtuar në dorë Y.P., jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thikën, dy pistoleta, katër karikatorë, një silenciator të pamontuar, një thikë dhe fishekë luftarakë.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.