Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përshëndetur me entuziazëm fitoren e mundësit Chermen Valiev në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Në një reagim të saj, Spiropali e ka cilësuar medaljen e bronztë të fituar nga Valiev si një dhuratë të merituar për Shqipërinë dhe një arritje të jashtëzakonshme për sportin shqiptar.
“Një dhuratë e merituar për Shqipërinë nga kampioni ynë, mundësi Chermen Valiev! Medalja e parë olimpike në histori, fituar në Olimpiadën “Paris 2024”, një arritje madhore e sportit shqiptar!
Një frymëzim e detyrim për të vazhduar e rritur investimet e kontributet për sportin në shkolla, palestra e infrastrukturë sportive.
Përgëzime me zemër Komitetit Olimpik Shqiptar. Faleminderit, kampioni Valiev, që na bëre kaq krenar!”, shkruan kryetarja e parlamentit shqiptar, Elisa Spiropali.