SHBA ka reaguar ashpër ndaj kritikave të ministrit të Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, për marrëveshjen e armëpushimit në Gazë.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare, John Kirby, e quajti deklaratën e Smotrich “skandaloze dhe absurde,” duke theksuar se ajo rrezikon jetën e pengjeve dhe është në kundërshtim me interesat e sigurisë kombëtare të Izraelit.
Kirby vuri në dukje se marrëveshja mbron plotësisht interesat e Izraelit dhe se shumica e liderëve të Hamasit janë eliminuar. Ai shtoi se Izraeli do të dërgojë një delegacion më 15 gusht për të diskutuar detajet e zbatimit të marrëveshjes.