-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘The Times’ shkruan për jugun e Shqipërisë: Një peizazh që mahniti edhe Lord Bajronin

Kryesoret

Në një artikull të fundit në “The Times”, gazetarja Marianna Hunt ndan përvojat e saj të jashtëzakonshme nga një vizitë në jugun e Shqipërisë.

Ajo nis artikullin duke thënë, “Mos e quani Shqipërinë ‘Greqia e re’ apo ‘Maldivet e lira’. Vija e saj bregdetare është plot me surpriza dhe shtigjet e barinjve me pamje përrallore janë pikërisht në zemër të saj.”

Hunt përshkruan aventurën e saj nga Llogaraja deri në plazhet e Ksamilit, duke theksuar, “Kalova nëpër të njëjtat pyje të dendur me pisha dhe bredha si Jul Cezari në vitin 48 para erës sonë.” Ajo ndan përshtypjet e saj nga pamjet e malet dhe detin Jon, që “justifikonin të gjitha arsyet tona për prenotim.”

Gazetarja vlerëson dhe çmimet e përballueshme, duke thënë, “Kostot e përgjithshme për një pushim në Shqipëri janë rreth dy të tretat e çmimit të diçkaje të krahasueshme në Greqi.” Ajo gjithashtu përshkruan eksperiencat e saj në Himarë dhe Parkun Kombëtar të Llogarasë, duke theksuar se, “Këto pyje të dendura dikur siguruan strehë për Jul Cezarin dhe ushtrinë e tij.”

Hunt përfundon artikullin duke përmendur ndikimin e Shqipërisë në romantikët si Lord Bajroni, e cila “u entuziazmua me Shqipërinë në poemën e tij epike Childe Harold’s Pilgrimage.” Ajo përshkruan gjithashtu aventurat dhe ngjarjet historike që e kanë mahnitur gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit