Inspektorati i Përgjithshëm ka njoftuar se po ndjek me vëmendje situatën dhe zhvillimet në terren në lidhje me rënin e zjarrit në kompleksin e “Arlis” në kryeqytet.
Me urdhër të Inspektorit të Përgjithshëm Dashnor Sula, është ngritur një grup pune i posaçëm për verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përgjegjësive të mundshme.
Ky grup do të ushtrojë kontrolle të detajuara për të vlerësuar nëse aktivitetet ekonomike të ushtruara në ambientet e kompleksit kanë qenë në përputhje me kushtet teknike dhe ligjore në fuqi.
Po ashtu, do të verifikohet edhe funksionimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të sigurisë, përfshirë alarmet, pajisjet e shuarjes së zjarrit, sinjalistikën dhe daljet e emergjencës.
Inspektorati i Përgjithshëm thekson se do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet përgjegjëse dhe do të ndërmarrë të gjitha masat administrative dhe ligjore të parashikuara, në varësi të rezultateve të hetimit.









