Këtë verë, Xhensila Myrtezaj ka bërë një shpërthim në tregun muzikor pas ndarjes nga Bes Kallaku, duke arritur një rritje të madhe në tarifat e saj, që tani arrijnë deri në 5 mijë euro për koncert.
Në kontrast, Luiz Ejlli ka parë një rënie të ndjeshme në pagesat për performancat e tij, me tarifat e tij që janë përgjysmuar nga 10 mijë euro që kishte vitin e kaluar. Edhe pse ende i popullarizuar, Luizi tani performon më shpesh në vendet e afërta si Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Në këtë periudhë, artistë si Ledri dhe Elvana kanë mbajtur pozitat e tyre të larta në treg, ndërsa emra si Getoar, Tayna, dhe Enca kanë përjetuar ndryshime të dukshme në kërkesën për koncertet e tyre.