Spartak Çela, i njohur si një nga figura të forta të Pogradecit, është arrestuar këtë të diel pas një periudhe katërvjeçare në arrati.
Çela, rreth 39 vjeç, u kap në fshatin e tij Velçan. Ai ishte në kërkim për një ngjarje të vitit 2020, kur qëlloi me kallashnikov në një lokal në Velçan dhe plagosi pesë persona. Ai kishte shpërthyer sërish në vitin 2024, duke kërcënuar punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike dhe më pas kishte arritur të fshihej.
Pas disa informacioneve operative, policia e rrethoi banesën e tij dhe e arrestoi. Çela tani po transportohet drejt qelisë së paraburgimit në Drenovë.